image Arrestohet vushtrriasi i cili e kishte kërcënuar ish të dashurën se do t'i publikojë incizimet e saj

Kosovë

Siguri/ Arrestohet vushtrriasi i cili e kishte kërcënuar ish të dashurën se do t’i publikojë incizimet e saj

news image

Një vajzë në Vushtrri ka raportuar se ish i dashuri i saj e ka kërcënuar së do t’i publikojë në rrjetet sociale fotografi dhe incizime të saj.

Vajza është kërcënuar nga ish i dashuri se incizimet do t’ia dërgojë edhe familjarëve të saj. Ato fotografi dhe incizime i kishte bërë në kohën kur kishte qenë në lidhje dashurie me të.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur më 7 mars, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje, ku edhe i është konfiskuar telefoni.

“Pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/