image Arrestohet shoferi nga Shkupi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lepenc

Rajon

Arrestohet shoferi nga Shkupi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lepenc

news image

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut kanë njoftuar se është arrestuar shoferi B.B. nga Shkupi, i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc, ku si pasojë ende rezultojnë të zhdukur 3 shtetas të Kosovës, të cilët me veturë ranë në lumë.

Nga MPB shtojnë se personi i 4 që është shpëtuar është i moshës 16 vjeçe.

Ndaj shoferit të dyshuar pritet të ndërmerren veprimet e tjera të mëtutjeshme.

“Prokurori publik dhe ekipi i SPB-Shkup kanë realizuar kontroll në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik ngasësi i mjetit “Volkswagen Touran” B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.

/GazetaSinjali/