image E frikshme: Fëmija i ik nga dora nënës në Suharekë, goditet nga vetura

Siguri

E frikshme: Fëmija i ik nga dora nënës në Suharekë, goditet nga vetura

news image

Foto ilustruese


Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i frikshëm ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku një veturë ka goditur një fëmijë.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të vozitjes së pakujdesshme të shoferit, i cili ka goditur fëmijën i cili i kishte ikur nga dora nënës së tij dhe po vraponte të kalojë rrugën.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Burimet brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/