image Arrestohet serbi që tentoi ta kalonte kufirin me test të falsifikuar të COVID-it

Siguri

Arrestohet serbi që tentoi ta kalonte kufirin me test të falsifikuar të COVID-it

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën e kalimit në Bërnjak, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, gjatë kontrollimit të dokumentacionit duke përfshirë edhe atë që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë në këtë pikë kalim, shtetasi serb me iniciale A.D, 20 vjeçar, iu ka dhënë policisë vërtetimin e testit RT-PCR, Test Sars-CoV-1, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar.

Por gjatë bisedës me të dyshuarin, ai ka pranuar se testi është falsifikuar dhe se dokumentin e ka “punuar”, vetë në shtëpinë e tij.

Për këtë rast është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ndaj të dyshuarit nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “falsifikim i dokumentit”.

Policia ka bërë të ditur se dokumenti është konfiskuar nga ana e policisë, dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është kthyer në Serbi. /GazetaSinjali/