image Arrestohet pronari i një hoteli në Podujevë, u kishte shërbyer klientëve pas orës 23

Kosovë

Raporti/ Arrestohet pronari i një hoteli në Podujevë, u kishte shërbyer klientëve pas orës 23

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e një hoteli në Podujevë pasi që kishte shkelur vendimin e qeverisë, duke u shërbyer klientëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë mbrëmë rreth orës 23:30, njofton policia.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/