Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e një furre të bukës në Gjakovë (emër i njohur për redaksinë), pasiqë i njëjti shërbeu kafe dhe pije të tjera në lokalin e tij, duke shkelur kështu masat e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Nusert Gjurkaj, zëdhënësi i polcisë për rajonin e Gjakovës.
Gjurkaj tha se pronari i cili u arrestua shërbeu kafe e pije tjera brenda lokalit të tij, për çka me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim policor.
“Është arrestuar sot dhe me urdhër të prokurorit është në ndalim policor. Ka shërbyer me kafe edhe pije të tjera brenda lokalit, nuk e ka respektu urdhërin që edhe nëse bëhet shërbimi të bëhet në pjesën e jashtme. Domethënë brenda lokalit ka shërbyer”, tha Gjurkaj. /Gazeta Sinjali/
Kosovë
Siguri/ Arrestohet pronari i një furre në Gjakovë, shërbeu kafe dhe pije në lokal
Të tjera:
Përleshje mes nënës dhe vajzës në Malishevë, të dyja përfundojnë në Polici
Sinjalizime
1781761902
Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, dy të lënduar
Shqipëri
1781687352
Policia e konfirmon raportimin e Sinjalit për të shtëna me armë ndaj autobusit në Malishevë
Sinjalizime
1781180531
Policia përdor topa uji kundër protestuesve në Irlandën e Veriut
Evropë
1781168504