image Arrestohet personi që vodhi në një motel në Shkabaj

Arrestohet personi që vodhi në një motel në Shkabaj

news image

Policia ka vënë në pranga personin që kishte vjedhur në një motel në Shkabaj.

Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Shkabaj, Obiliq, 12.05.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se  në një motel kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/