image Arrestohet personi që kërkohej për dhunë në familje në Prizren

Siguri

Arrestohet personi që kërkohej për dhunë në familje në Prizren

news image

Është arrestuar sot në Prizren një person me inicialet B.M., 25 vjeçar i kërkuar nga policia për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, i dyshuari po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren.

Me vendim të gjykatës, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 8 muaj e 25 ditë dhe 500 euro gjobë./GazetaSinjali/