image Arrestohet personi që frikësoi personat që do të dëshmonin për vëllain e tij

Kosovë

Arrestohet personi që frikësoi personat që do të dëshmonin për vëllain e tij

news image

Një person është arrestuar në fshatin Mushtisht, pasi që gjatë ditës së djeshme ka frikësuar gjashtë dëshmitarë për të treguar të vërtetën.

Personi dyshohet se kishte frikësuar dëshmitarët në një rast i cili është në procedurë penale, ku i përfshirë është vëllai i tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti i ka frikësuar 6 persona dëshmitarë meshkuj K/Shqiptarë që mos ta tregojnë të vërtetën, apo të japin informata të pavërteta lidhur me një rast i cili është në procedurë penale ku është i përfshirë vëllai i të dyshuarit i cili gjendet në paraburgim. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/.