Policia e Novi Pazarit ka njoftuar se ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se vrau biznesmenin nga Kosova, Selajdin Janjeva.
Siç raporton gazeta serbe “Kurir”, bashkë me 39-vjeçarin është arrestuar edhe një 52-vjeçar, nën dyshimet se ka ndihmuar në vrasjen e biznesmenit nga Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i dyshuari më 1 tetor, në orën 19, në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër me Selajdin Janjevën, e ka nxjerrë pistoletën dhe e ka shtënë drejt tij disa herë.
Pas kësaj vrasjeje, i dyshuari bashkë me personin që dyshohet se e ndihmoi ishin larguar nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/