Gazeta Sinjali ditë më parë ka raportuar se një person me probleme mendore është dhunuar seksualisht të dielën rreth orës 19:00, në lagjen “Dardania”, në Gjakovë.
Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë si i dyshuar për dhunimin e 50-vjeçarit.
Në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Të dielën, Policia i kishte thënë Sinjalit se viktima ka pasur lëndime të dukshme në trup dhe i është ofruar tretman mjekësor.
“Patrulla policore i është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike dhe ka ngecje në të folur. I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të”, thuhet në përgjigjen e Policisë.