image Arrestohet për zjarrvënie ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë së Shqipërisë

Shqipëri

Arrestohet për zjarrvënie ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë së Shqipërisë

news image

Ish-zëvendësministri i Integrimit dhe Shëndetësisë, Albert Gajo është arrestuar si autor i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme në një sipërfaqe me vreshtari në Kolonjë.

Policia informon se 59 vjeçari, banues në Tiranë, në vendin e quajtur ‘Sarandapor’ në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, raporton oranews, përcjell Gazeta Sinjali.

Gajo, ka qenë zëvendësministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe zëvendësministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.

/GazetaSinjali/