image Policia publikon foton e të arrestuarit për mashtrim, kërkonte para duke u prezantuar si person zyrtar

Siguri

Policia publikon foton e të arrestuarit për mashtrim, kërkonte para duke u prezantuar si person zyrtar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për mashtrim dhe prezantim të rremë.

Përmes një njoftimi në Facebook Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve se nëse janë viktimë e mashtrimeve nga i dyshuari Besnik Beqiri, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, raporton Gazeta Sinjali.

“Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethana të ndjeshme të rasteve të caktuara në procese gjyqësore, ka provuar t’i vë në lajthim viktimat dhe duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar, ka kërkuar nga ta favore monetare, në këmbim të ndihmës në procese të caktuara gjyqësore.”

Policia ka nisur hetimet ndaj 38-vjeçarit që nga muaji gusht i vitit të kaluar, raporton Sinjali.

“Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që nga data 26.08.2021, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit;· Besnik Beqiri, 38 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës.”

Beqiri u arrestua më 23 janar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij u gjetën dhe u sekuestruan kopje të ndryshme të dokumenteve personale që dyshohet të jenë të viktimave të mashtrimit.

Policia njofton se janë identifikuar dhe intervistuar disa nga viktimat e mashtrimit dhe në të njëjtën ka bërë thirrje që të gjithë ata që mund të jenë viktimë e mashtrimeve të tilla të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe më pas iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

/GazetaSinjali