image Arrestohet për dhunë në familje një person me probleme psikike

Siguri

Arrestohet për dhunë në familje një person me probleme psikike

news image

Një person në Lipjan është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari për dhunë në familje ka probleme psikike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë vepër është dërguar për hospitalizim në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme rreth orës 09:00,  në Lipjan./GazetaSinjali/