Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren në masë të madhe. Një rast i tillë ka ndodhur edhe ne ditën e djeshme në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme, Policia ka ndaluar një person nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga 51-vjeçari, një sprej dhe letra për mbështjelljen e narkotikëve.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën për të cilën ngarkohet.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontrollim ose posedim i paautorizuar i armës”.