image Arrestohet pejani i shumëkërkuar për falsifikim të parave

Kosovë

Policia/ Arrestohet pejani i shumëkërkuar për falsifikim të parave

news image

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet, I. S., i lindur në vitin 1981.

I njëjti me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.

“Personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale ’Falsifikim i parasë‘ nga neni 302, i K.P.R.K-së. I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të publikuar gjer më tani përmes mediave me foto dhe shënime tjera, të lajmërojë Policinë e Kosovës. /Gazeta Sinjali/