image Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Graçanicë

Siguri

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Graçanicë

news image

Më 27 janar dy persona në Graçanicë dyshohet se kanë gjuajtur me armë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa sot është arrestuar njëri nga ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar një burrë dhe gjatë kontrollit në automjetin dhe vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 57 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Preoce, Graqanicë (NN) 27.01.2022-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  ku gjatë kontrollit në automjet dhe në vendbanimin e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë dhe 57 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është  dërguar në mbajtje.”

/GazetaSinjali/