image Nipi ther me thikë xhaxhanë e tij në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

Shqipëri

Nipi ther me thikë xhaxhanë e tij në Kamëz, arrestohet 16 vjeçari

news image

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy tyre, ndërsa i mituri është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë ‘spiunimi’ i xhaxhait te babai i të miturit, pasi konsumonte lëndë narkotike, shkruan Tch.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/