image Vrasje në tentativë në Graçanicë, qëllohet me armë zjarri vetura në lëvizje

Siguri

Vrasje në tentativë në Graçanicë, qëllohet me armë zjarri vetura në lëvizje

news image

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Graçanicë, në orët e pasdites. Dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër që po lëvizte me veturën e tij.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë të pashkrepur, raporton Sinjali.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës.

Rasti në Polici është hapur si “vrasje në tentativë”.

/GazetaSinjali/