image Arrestohet një shqiptar në Greqi - grabiti dhe përdhunoi një grua

Botë

Botë/ Arrestohet një shqiptar në Greqi – grabiti dhe përdhunoi një grua

news image

Një shqiptar i moshës 35-vjeçare është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për grabitje dhe përdhunim.

Ai u arrestua nga policia greke, teksa tentoi të hipte në një autobus që nisej për në qytetin e Kallamatas.

Raportohet se shqiptari kishte hyrë në banesën e një familjeje për t’i grabitur. Ku krahas grabitjes, ai e kishte lidhur një grua 73-vjeçare dhe ia kishte përdhunuar vajzën 53-vjeçare.

Gratë në shtëpinë e tyre kishin vetëm 500 euro, të cilat burrit shqiptar i janë dukur pak dhe i ka kërcënuar se do t’i vendoste bombë nëse nuk do të shkonin të kërkonin borxh te komshinjët./Gazeta Sinjali/