image Arrestohet një arab në Magure, sulmoi më shumë se gjashtë persona, mes tyre edhe policinë

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një arab në Magure, sulmoi më shumë se gjashtë persona, mes tyre edhe policinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një arab i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një femër, tre arab të tjerë dhe një kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull arab, pasi që i njëjti i  kishte sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj arab dhe një mashkull kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/