image Arrestohet një polic në Kaçanik, keqpërdori pozitën zyrtare

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një polic në Kaçanik, keqpërdori pozitën zyrtare

news image

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore se në një prej zyrave në stacionin policor në Kaçanik përkatësisht në një nga kompjuterët dyshohet se ndodhen disa shkresa që dyshohet se janë me përmbajtje të rreme”, njofton përmes komunikatës Inspektorati Policor i Kosovës.

Pas këtyre veprimeve hetimore,  zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar./ Gazeta Sinjali/