Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person që ishte shpallur në kërkim për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim trupor”.
Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet K.M. është arrestuar në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.
“Arrestohet një person i kërkuar për veprat Kanosje, lëndim trupor Prishtinë, 11 dhjetor 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë. Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar. Personi i dyshuar: – K. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresë të gjykatës për veprën Kanosje dhe lëndim trupor. Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale“, thuhet në njoftimin e Policisë.