image Arrestohet një person për aksidentin ku vdiq 7 vjeçarja

Kosovë

Drejtësi/ Arrestohet një person për aksidentin ku vdiq 7 vjeçarja

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për aksidentin në Ozdrim të Pejës, si pasojë e të cilit vdiq Aja Gruda, 7 vjeçe.

Sipas policisë, i dyshuari i takon komunitetit egjiptas.

“I njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare  dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe, familja e Aja Grudës ka njoftuar se varrimi i të miturës do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Pejës. /Gazeta Sinjali/