image Arrestohet një person në Skenderaj, policia gjen marihuanë dhe një revole

Siguri

Arrestohet një person në Skenderaj, policia gjen marihuanë dhe një revole

news image

Banorët e fshatit Tërnafc të Skenderajt mbrëmë rreth orës 17:00 kanë qenë dëshmitarë të një bastisje që ka ndodhur në një shtëpi në fshatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka thënë për Gazetën Sinjali se përveç shtëpisë kontrolle janë kryer edhe në veturën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit aty janë gjetur tetë gramë marihuanë si dhe një revole e llojit të panjohur. /Gazeta Sinjali/