image Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen në veturë substanca narkotike

Siguri

Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen në veturë substanca narkotike

news image

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollimit policia i ka gjetur një sasi narkotikësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Gjatë patrollimit është ndaluar një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona. Njëri nga ta është arrestuar pasi që i është gjetur sasi narkotike. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj./Gazeta Sinjali/