Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua, dje në Prishtinë rreth orës 14:20, njofton policia.
Sipas raportit 24-orësh, arsyeja e sulmit fizik ka qenë mosmarrëveshja mes dy palëve.
Pas këtij incidenti, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.