image Arrestohet një person në Pejë, e rrahu një pjesëtar të FSK-së

Siguri

Arrestohet një person në Pejë, e rrahu një pjesëtar të FSK-së

news image

Gazeta Sinjali mëson se dje, rreth orës 11:35, në rrugën Bill Klinton në Pejë, është arrestuar një person pasi që ka rrahur një tjetër, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Si pasojë e lëndimeve të pësuara, pjesëtarit të FSK-së i është dashur që të pranojë tretman mjekësor.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se edhe pse viktima është pjesëtar i FSK-së, në momentin kur ka ndodhur rasti, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/