image Arrestohet një person në Mitrovicë, kishte shpërndarë video të një 14-vjeçares në TikTok

Siguri

Arrestohet një person në Mitrovicë, kishte shpërndarë video të një 14-vjeçares në TikTok

news image

Dje rreth orës 09:00, në stacionin policor në Mitrovicë, një 21-vjeçar ka deklaruar se në rrjetin TikTok një person ka publikuar video të motrës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se në atë video shihen fotografi të profilit dhe trupit të vajzës 14-vjeçare nga Mitrovica.

Pas marrjes së informacioneve, Policia ka konsultuar me prokurorin për të mitur dhe është hapur rasti “Shantazh”.

Ndërkaq, pas hetimeve nga ekipi i Krimeve Kibernetike, zyrtarët policorë sot e kanë identifikuar të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/