image Arrestohet një person në Lipjan, kërkohej nga policia

Siguri

Arrestohet një person në Lipjan, kërkohej nga policia

news image

Një person që po kërkohej nga Policia e Kosovës është arrestuar dje në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, ai po i shmangej vuajtjes së dënimit tash e një kohë.

Ky sinjalizues ka bërë të ditur se ai është dërguar në burgun e Hajvalisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të merr më shumë detaje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Gazeta Sinjali/