image Arrestohet një person në Leposaviq, dyshohet se kontrabandoi derivate

Siguri

Arrestohet një person në Leposaviq, dyshohet se kontrabandoi derivate

news image

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person me iniciale T.E., 21 vjeçar në Tresavë të Leposaviqit, pasi që i njëjti dyshohet për kontrabandë dhe kalim të kufirit në mënyrë ilegale, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit me adresë vendbanimi në Novi-Pazar, gjatë kontrollimit të furgonit iu gjetën rreth 1 mijë e 300 litra derivate që transportonte dhe nuk kishte të vendosura stikersat në targa.

“Rasti është iniciuar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore“, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/