image Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohet kallashnikova dhe armë të tjera

Siguri

Arrestohet një person në Kaçanik, i konfiskohet kallashnikova dhe armë të tjera

news image

Arrestohet një i dyshuar në Kaçanik, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ora 17:40, shkruan Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi paraprakisht kishte informacione për posedim të armëve, i është bastisur edhe shtëpia.

Në shtëpinë janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: Një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishekë, një pushkë gjuetie me 5 fishekë dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore. /GazetaSinjali/