image Arrestohet një person në Han të Elezit, ushtroi dhunë në familje

Siguri

Arrestohet një person në Han të Elezit, ushtroi dhunë në familje

news image

Një person është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit pasi që kishte ushtruar dhunë në familje ndaj dy viktimave femra, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, viktimave u është ofruar tretman mjekësor në QKMF Hani i Elezit ku njëra nga to më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Ferizajt e më pas është liruar për në shtëpi.

Po ashtu, bëhet e ditur se me rekomandimin e prokurorit të shtetit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/