image Arrestohet një person në Gjilan, i gjendet në veturë një armë

Siguri

Arrestohet një person në Gjilan, i gjendet në veturë një armë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia policore intervenuese nga stacioni policor në Gjilan, gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person, pasi atij i është gjetur në veturë një armë pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, fillimisht vozitësit i ishte shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit të lëvizjes dhe pas dyshimeve, i është kontrolluar vetura, ku i është gjetur edhe një armë e zjarrit me 6 fishekë, raporton Gazeta Sinjali.

“Shoferi ishte i vetëm në veturë dhe për shkak të dyshimeve të shfaqura atij i është kontrolluar vetura , dhe në pjesën e brendshme të veturës, i është gjetur një armë zjarri –revole e llojit TT, ngjyrë e kaltër dhe e zezë, si dhe një karikator me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari nuk kishte leje për armën në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, i arrestuari me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë.

/GazetaSinjali/