image Arrestohet një person në Drenas pasi rrahu familjaren e tij, viktima dërgohet në strehimore

Siguri

Arrestohet një person në Drenas pasi rrahu familjaren e tij, viktima dërgohet në strehimore

news image

Eshtë arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaren e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:23.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore për mbrojtje të viktimave të dhunës.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore për mbrojtje të viktimave të dhunës, ndërsa i  dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/