Gjatë ditës së sotme në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person, i cili tash e një kohë po kërkohej nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Për të arrestuarin ishte lëshuar një urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren.
Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se kanosja ka ndodhur për shkaqe pronësore.
“Është arrestuar një person në aeroportin e Prishtinës i dyshuar për veprën penale Kanosje, që lidhet me çështje pronësore. I dyshuari është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orëve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/