Një nxënës i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë është prangosur nga Policia e Kosovës dje rreth 09:30, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se ai dyshohet se është përleshur me një nxënës tjetër të kësaj shkolle, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur të dyshuarit një armë të ftohtë – thikë, të cilën ia ka konfiskuar.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës bëjnë të ditur se nxënësi i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/