Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një grua në një lokal, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka thënë Sinjalit se e arrestuara dyshohet se i ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj.
Ky burim thotë se ajo dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit kur e ka kryer një vepër të tillë.
Prokurori ka urdhëruar që e arrestuara të dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmijëve u është ofruar ndihmë mjekësor dhe punëtorët e Qendrës për Punë Sociale i kanë dërguar ata te babai i tyre./Gazeta Sinjali/