image Arrestohet një nënë në Prishtinë, dyshohet se braktisi djalin e saj

Siguri

Arrestohet një nënë në Prishtinë, dyshohet se braktisi djalin e saj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për shkak të dyshimit se ajo ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i saj u bë mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Ali Vitia”, Prishtinë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se e arrestuara dyshohet se e ka braktisur djalin e saj.

Me rastin është njoftuar Qendra Sociale dhe Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/