Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet për kryerjen e veprës “Dhunim”.
Rasti ka ndodhur në mars të këtij viti, ndërsa arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur dje.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë.