image Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Fushë-Kosovë

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Fushë-Kosovë

news image

Një zjarr ka përfshirë fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, ku është djegur një pjesë e një toke të papunuar. Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar sot një person të dyshuar për zjarrvënie, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari është parë duke ia vënë flakën një djerrine, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit në hapësirën përreth.

Me rastin janë njoftuar edhe zjarrfikësit.

“Zyrtarët policorë kanë ndaluar një person të dyshuar. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, ku në konsultim edhe me prokurorin kompetent është iniciuar rast për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve./Gazeta Sinjali/