image Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

news image

Dje rreth orës 20:50, në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit, është arrestuar një person për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i arrestuari dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij.

“Po, mund të konfirmoj se është arrestuar një i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit. Në lokalin e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje, të cilat dyshohet se janë përdorur për këtë vepër. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai.

Gazeta Sinjali mëson se në lokalin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 30 tiketa, tre aparate të lojërave të fatit, një printer, një shtëpizë, një monitor dhe rreth 40 euro të gatshme./GazetaSinjali/