image Arrestohet një grua nga Shqipëria, vodhi bizhuteri swarovski në Aeroportin e Prishtinës

Siguri

Arrestohet një grua nga Shqipëria, vodhi bizhuteri swarovski në Aeroportin e Prishtinës

news image

Një shtetase e Shqipërisë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer një vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se e dyshuara kishte vjedhur bizhuteri swarovski në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, vlera e të cilave sillej rreth 260 euro.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinës kanë bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/