image Arrestohet një grua në Vushtrri, tentoi të paguajë me para fals

Siguri

Arrestohet një grua në Vushtrri, tentoi të paguajë me para fals

news image

Një grua është arrestuar dje rreth orës 09:10 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e arrestimit është se e dyshuara ka tentuar të paguajë me para fals në një market me kartëmonedhë prej 100 eurosh.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 01.04.2022 – 09:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një market kishte tentuar të bëjë një pagesë me një monedhë prej 100 euro, të falsifikuara. Monedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/