Një grua ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se është marrë me prostitucion, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i saj u bë pasditen e djeshme, rreth orës 17:40, në Prishtinë.
Policia njofton se asaj i janë konfiskuar dy telefona mobilë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/