image Arrestohet një burrë në Prizren, po kontrabandonte sirianë

Siguri

Arrestohet një burrë në Prizren, po kontrabandonte sirianë

news image

Një burrë është arrestuar dje në fshatin Vlashnje të Prizrenit,

Siç njofton Policia, ai i ka kontrabanduar pesë shtetas sirianë.

“Fsh. Vlashnje, Prizren  26.08.2020 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kontrabanduar pesë shtetas sirian, të cilët pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali