image Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se e ka trafikuar një vajzë të mitur

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se e ka trafikuar një vajzë të mitur

news image

Policia e ka arrestuar në Prishtinë një burrë nën dyshimin se e ka trafikuar një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, atij gjithashtu i janë konfiskuar dy telefona dhe një thikë.

Gjithashtu ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 20.05.2020 – 22:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur. Si prova materiale janë konfiskuar,  dy  telefona celular dhe një thikë. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/