image Arrestohet një burrë në Mitrovicë, kanosi policin në krye të detyrës

Siguri

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, kanosi policin në krye të detyrës

news image

Një person është prangosur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë pasi ka kanosur një zyrtar policor, i cili kishte qenë në krye të detyrës.

Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 23.07.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  për shkak se e kishte kanosë një zyrtar policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/