image Arrestohet një burrë në Malishevë, kishte sulmuar fizikisht një grua

Siguri

Arrestohet një burrë në Malishevë, kishte sulmuar fizikisht një grua

news image

Ditë më parë një grua ishte sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili i kishte shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari për sulmin ndaj saj është kapur nga Policia e Kosovës, dje rreth orës 15:00 në fshatin Ngucat të Malishevës.

Burimet e Sinjalit brenda prokurorisë njoftojnë se viktima kishte pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/