Është arrestuar një person që kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Sinjali se sot nga zyrtarët policorë të stacionit të veriut në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës për veprën trafikim me emigrantë.
Personi i arrestuar R.G mashkull, 55 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/